VIDEO/ Ish-futbollisti i Kombëtares Shpresa dhuron spektakël, i shënon dopietë Shalkes dhe udhëheq Hamburgun drejt rikthimit në Bundesligë

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Emir Sahiti, dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme me fanellën e Hamburgut, në barazimin 2 me 2 të regjistruar në transfertë.  

26-vjeçari i cili tashmë kontribuon për përfaqësuesen e Kosovës, shënoi dopietë në pjesën e parë, duke udhëhequr Hamburgun drejt rikthimit në Bundesligë. 

Vendasit shënuan të parët me Schallenberg në minutën e 15-të, ndërsa Sahiti më pas tundi 2 herë rrjetën në minutat 41 dhe 43, duke përmbysur gjithçka. 

Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 3-të, vendasit e Shalkes, nuk u dorëzuan duke gjetur golin e barazimit në minutën e 81-të. 

Sahiti qëndroi në fushë 83 minuta në këtë përballje, teksa skuadra e tij kryeson renditjen me 53 pikë në 30 ndeshje, 2 më shumë se Këlni i vednit të dytë që ka edhe një ndeshje më pak.  

Lajme të tjera |  “Janë dy tablo të ndryshme nga vjet dhe sivjet”, Tetova: Mendoj që ne ishim më afër fitores

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us