VIDEO/ Ish-i i Juventusit zbret Interin nga froni, Roma mposht zikaltrit në “San Siro”! Fiorentina triumfon ndaj Empolit

Interi ka pësuar humbjen e tretë radhazi, një në Kupën e Italisë dhe e dyta sot në kampionat. Zikaltrit janë mposhtur edhe në ditën e sotme ndaj Romës me rezultatin minimal 1-0.

Verdhekuqtë triumfuan në “San Siro” falë golit të vetëm të Soule duke u ngjitur momentalisht në vendin e 5-të të Serie A. Ndërsa Interi tashmë rrezikon të humbasë kreun me një barazim ose me një fitore të Napolit.

Fiorentina gjithashtu ka arritur të fitojë sot ndaj Empolit me rezultatin minimal 2-1. Për toskanët shënuan Adli dhe Mandragora ndërsa për miqtë Fazzini. Fiorentina ngjitet në vendin e tetë të renditjes, ndërsa Empoli në vendin e parafundit të zonës së ftohtë.

Lajme të tjera |  “Me trajnerin e ri bëjmë lojë më sulmuese”, Elseid Hysaj tregon momentin e tensionit: Ja pse veprova ashtu ndaj autorit të golit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us