VIDEO/ Ish-i i Partizanit “shkëlqen” në Ukrainë, shënon “para syve” të ish-it tjetër të Superiores

Christian Mba është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Metalist 1925 luajti në shtëpi përballë Viktoria. Ndeshja miqësore midis dy ekipeve ukrainase, përfundoi 3-1 në favor të Metalist.

Për këta të fundit golin e parë e shënoi pikërisht Christian Mba. Ish-sulmuesi i Partizanit në Superligën shqiptare e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të të kësaj sfide, duke u dhënë të tijëve avantazhin.

Kujtojmë që në këtë sfidë ishte titullar një tjetër ish i Superiores, si sulmuesi Ermir Rashica. Ndërkohë, përsa i përket Metalist, këta të fund kanë si synim kryesor ngjitjen në elitën e futbollit ukrainas.

Goli i Mba

Lajme të tjera |  Shans i “artë” për Kristjan Asllanin, kapiteni dhe mesfushori i Interit humbasin ndeshjen e radhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us