VIDEO/ Ish-i i Superiores gjen golin në Kroaci, shënon përballë Arbër Hoxhës

Agon Elezi ka tundur rrjetën në Kroaci. Shqiptari e ka bërë këtë pikërisht përballë Arbër Hoxhës.

Ish-i i Skënderbeut ka shënuar për Goricën në duelin e humbur në kryeqytetin kroat. Ish-i i Superiores trembi Dinamon Zagrebin me golin që hapi siparin në minutën e 27-të, edhe pse në fund blutë përmbysën gjithçka falë edhe një asistimi të legjionarit Hoxha.

Elezi shënoi golin e parë për klubin kroat. Kujtojmë që, shqiptari nga Ilirida u huazua këtë merkato në ish-klubin e Dokës nga ekipi i Bundesligas, Bochum

Në radhët e Goricas nuk ishte vetëm Agoni i vetmi shqiptar, pasi në lojë sihte dhe Pajaziti. Edhe lojtari i Shpresave e nisi si titullar sfidën në krah të Agon Eleszit, përballë klubit të sulmuesit kuqezi, Arbër Hoxha i cili u hodh në fushë si zëvendësues dhe la gjurmë.

Goli i Elezit përballë Hoxhës

Lajme të tjera |  Evertoni gjen pasuesin e Brojës në Gjermani, ai është një fans i breshkave

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us