VIDEO/ Ish-mbrojtësit e Dinamos nderojnë Sherif Tiraspolin, Mija dhe Behiratçe tundin rrjetën në Moldavi

Alesio Mija dhe Zhozelin Behiratçe kanë shënuar të dy sot për Sherif Tiraspolin. Ish-mbrojtësit e Dinamos tundën rrjetën në sfidën e fituar kundër Milsamit.

Takimi pati vlerë për javën e 12-të të kampionatit moldav dhe nisi në orën 15:00. Ishte Mija që hapi rrugën e rrjetës fillimisht, ndërsa kronometrohej minuta e 38-të.

Behiratçe ndërkohë mbylli pokerin e golave, kur shënohej minuta e 89-të. Sherif Tiraspol kryeson kampionatin me 32 pikë, 13 më shumë se ndjekësi më i afërt.

Goli i Alesio Mijas: (VIDEO)

Goli i Behiratçes: (VIDEO)

Lajme të tjera |  20 milionë euro, Jose Mourinho i “qepet” pas futbollistit shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us