VIDEO/ Juventusi nuk gabon as me një lojtar më pak ndaj Monzës, bardhezinjtë ngjiten në zonën Champions

Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat duke mposhtur Monzën ditën e sotme me rezultatin e pastër 2-0 në Torino. Golat për skuadrën e Tudor i realizuan Nico Gonzalez dhe Kolo Muani në pjesën e parë.

Një episod i hidhur për bardhezinjtë në këtë përballje ishte një karton i kuq i akorduar për Kenan Yildiz. Ylli turk në fund të pjesës së parë u largua nga fusha e lojës pasi goditi me brryl kundërshtarin.

Kjo fitore e ngjit Juventusin aktualisht në vendin e 4-t të zonës Champions me 62 pikë të grumbulluara. Por “zonja e vjetër” duhet të presë për rezultatin e nesërm të Bolognas ndaj Udineses.

Goli i Nico Gonzalez

Goli i Kolo Muani

Lajme të tjera |  “Fituam me lojtarë me grip dhe të dëmtuar”, Shkëmbi pasi siguroi "play-out": Kemi edhe një tjetër javë me vuajtje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us