Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat duke mposhtur Monzën ditën e sotme me rezultatin e pastër 2-0 në Torino. Golat për skuadrën e Tudor i realizuan Nico Gonzalez dhe Kolo Muani në pjesën e parë.
Një episod i hidhur për bardhezinjtë në këtë përballje ishte një karton i kuq i akorduar për Kenan Yildiz. Ylli turk në fund të pjesës së parë u largua nga fusha e lojës pasi goditi me brryl kundërshtarin.
Kjo fitore e ngjit Juventusin aktualisht në vendin e 4-t të zonës Champions me 62 pikë të grumbulluara. Por “zonja e vjetër” duhet të presë për rezultatin e nesërm të Bolognas ndaj Udineses.
Goli i Nico Gonzalez
Goli i Kolo Muani