Kandidatja për presidente e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në primaret e Partisë Republikane Nikki Haley, ish-anëtarja e Qeverisë Amerikane dhe ambasadore në OKB, ka befasuar të gjithë me një deklaratë të dhënë së fundmi. Në një prononcim për mediat, Haley tha se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.
“Bashkëshorti im ka origjinë shqiptare, gjyshi i tij ka ardhur nga Shqipëria”, tha ajo përpara të pranishmëve, duke shkaktuar befasi. Por në të shkuarën, edhe bashkëshorti i saj, Michael Haley ka deklaruar edhe vetë se familja e tij biologjike ka ardhur nga Shqipëria.
Kandidatja për presidente, republikania Nikki Haley është kandidatja e fundit që po sfidon Donald Trump. Ajo së fundmi ka kërkuar mbrojtje nga shërbimet sekrete amerikane