VIDEO/ Klubet e Superiores “fërkojnë duart”! Skuadra e Skukës bie nga kategoria, sulmuesi bën gati “valixhet” për rikthimin në Shqipëri

Mbrëmje dramatike për skuadrën e Poli Iasit, ku aktivizohet sulmuesi Xhuljano Skuka, teksa u mposhtën në finalen e kthimit të “Play Out”-it ndaj Metaloglobus Bukuresht, duke rënë kështu nga elita e futbollit rumun. 

Dueli i parë i zhvilluar në fushën e Poli Iasit, u mbyll me rezultatin 1 me 1, ndërsa sot ishin vendasit e Metaloglobus, që triumfuan me shifrat 1 me 0, duke u ngjitur në Superligë. 

Goli i Huiban në minutën e 85-të, vendosi duelin, ndërsa për sa i përket Skukës, ai u aktivizua nga stoli në minutën e 68-të, por pa mundur të linte gjurmë.  

Gjasat janë të mëdha, që pas këtij verdikti dramatik, Skuka të largohet, teksa një nga pistat më të mundshme është rikthimi në Shqipëri, ku Partizani, por edhe klube të tjera në elitën e futbollit shqiptar e presin… krahëhapur.  

Lajme të tjera |  FOTO/ Është lënë jashtë nga Sylvinho, futbollisti i Kombëtares ka një mesazh para duelit me Serbinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us