VIDEO/ Kombëtarja fluturon drejt Rigas, objektivi i radhës është triumfi ndaj Letonisë

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare u ndal në një barazim pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”. Megjithatë, djemtë kuqezi kanë lënë pas këtë barazim për t’u përqendruar tek ndeshja e radhës.

Shqipëria do të zbresë sërish në fushë të martën në mbrëmje në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Pak më parë, Kombëtarja ka lënë Shqipërinë për t’u nisur drejt Rigas së Letonisë.

Kuqezinjtë duken gati për sfidën e pasnesërme që do të zhvillohet në stadiumin “Skonto stadions”. Aktualisht, Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë të Grupit K me 4 pikë në tre ndeshje të luajtura.

Lajme të tjera |  Armando Broja “fshinë” Burnley krej papritur! Sulmuesi “bën me krahë” tifozët e Shqipërisë: Kemi ndryshuar stil loje me trajnerin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us