VIDEO/ Kosovë FANTASTIKE, “Dardanët” U-19 përmbysin mes spektaklit Spanjën

Kosova U-19 ka marrë një fitore fantastike ndaj rivalëve të Spanjës në kualifikueset e Euro 2025 për këtë grupmoshë. “Dardanët” e vegjël ia kanë dalë të triumfojnë 4-3 ndaj spanjollëve duke koleksionuar 3 pikë shumë të rëndësishme.

Ishte filimisht Soanja U-19 që kaloi në avantazh 2-0, por Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të përmbyste shifrat me rezultatin 3-2. Gerbovci, Gashi dhe një autogol i portierit Jimenez i dhanë avantazhin “Dardanëve” U-19.

Spanja sërish gjeti golin e barazimit në minutën e 47-të me anë të Janneh, por sërish në minutat e mbetura të ndeshjes kishte vend edhe për golin e fitores së “Dardanëve”. Kështu në minutat shtesë të takimit, Gashijan tund rrjetën e spanjollëve, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve.

Lajme të tjera |  SOT, ORA 20:45/ Dilema në mbrojtje dhe sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria. Stojkoviç mund t’i besojë formacionit fitues

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us