Futbollisti i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani ka marrë profilin e një goleadori te ekipi i Interit. Pas golit në takimin me Veronas, ai gjeti sërisht rrugën e rrjetës karshi Torinos (nga penalltia, minuta e 50), ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.
Aktualisht ekipi zikaltër është në të njëjtën kuotë pikësh me Napolin, 77 të tilla, por napolitanët do të zbresin në fushë pak çaste me vonë. Ndeshja deri në këto çaste është me shifrat 0-2 në favor të Interit