Besa 0 – 1 Pogradeci (Alidemaj 14′)
Pogradeci është kualifikuar tashmë në finalen e madhe të Play Off-it të Kategorisë Superiore. Ekipi liqenor ka mposhtur ditën e sotme Besën e Kavajës me rezultatin minimal 1-0.
Ishte goli i Festim Alidemës nga goditja e dënimit që vendosi kualifikimin e Pogradecit. Tashmë janë dhe 90 minuta të tjera lojë për liqenorët që do të përballen me Tiranën.
45’ Përfundon pjesa e parë në “Elbasan Arena”, Pogradeci udhëheq ndaj Besës
14’ GOL POGRADECI! Realizon Alidemaj
1’ Shkelmohet topi i parë në Elbasan, nis sfida mes Besës dhe Pogradecit.
Kategoria e Parë: “Play-Off”
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Eldorjan Hamiti
FORMACIONET ZYRTARE:
Besa: Ahmetaj, Greca, Nonato, Nuredin, Dabo, Nurja, De Oliveira, Ramilli, Stafa, Migone, Goxha. Trajner: Emiljano Çela.
Pogradeci: Staniç, Danladi, Ivani, Shkulaku, Lila, Pius, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema. Trajner: Ardian Mema.