Robert Levandovski duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë gati për ndeshjen e kthimit kundër Interit
Të gjithë zikaltërit që shpresonin që sulmuesi polak i Barccës nuk do të kthehej në kohë, tashmë duhet tja kenë frikën. Ai është bashkuar sot me skuadrën në stërvitje dhe shfaqej në gjendje të mirë.
Pamje janë bërë publike në faqen zyrtare të klubit blaugrana.
Në stërvitje është shfaqur gjithashtu edhe Mark Bernal.