VIDEO/ Lille bie ndaj Dortmundit, verdhezinjtë kalojnë në çerekfinale ku i pret Barcelona

Borussia Dortmund ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Champions League duke mposhtur Lillen në Francë me përmbysje me shifrat 2-1. Ishin francezët që kaluan në avantazh me David që në pjesën e parë.

Në të dytën, verdhezinjtë barazuan shifrat me Emre Can nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndërsa goli i përmbysjes u shënua nga Max Beier. Gjithashtu dhe Lille ishte mjaft kërkuese në pjesën e dytë, por pa fat.

Është Borussia Dortmund ekipi i radhës që shkon në çerekfinale të Champions League, ku do të përballet me Barcelonën. Rikujtojmë se ekipi gjerman dhe katalanasit janë përballur për herë të fundit në dhjetor të vitit të kaluar, ku fitonte ekipi i Flick me shifrat 3-2.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nuk siguruan Superioren, por morën “dhuratë” nga FSHF, njihuni me stadiumin e ri të klubit të njohur

Goli i David

Goli i Beier i përmbysjes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us