VIDEO/ Lojtari i Kombëtares me parametra shkëlqyes, ish-i i PAOK sezon ‘rilindjeje’ në Portugali

Enea Mihaj shkëlqeu në Primeira Liga me fanellën e Famalicaos. Edhe pse në një klub të vogël të Portugalisë, shqiptari ishte deciziv me shumë topa të hequr në barazimin ekësaj jave 3-3 ndaj Bragës.

Mihaj mori notë mjaft të mirë përballë një skuadre si Braga që është mësuar të rri përkrahë të mëdhenjve të futbollit portugez. Legjionari spastroi shumë topa dhe ndihmoi portierin në mos pësimin e më shumë golave nga klubi verior i Bragës.

Sulmi i vendasve ishte i frikshëm, por mbrojtësi kuqezi siç shihet në video neutralizon fushëpamjen dhe markon lojtarët e klubit të kuq, që bën një nga lojërat më agresive në sulm në Europë.

Lajme të tjera |  FOTO/ U rikthye te Partizani dhe mori numrin 10-të, Xhuliano Skuka reagon për herë të parë

Gardiani Zoblin është mesazhi i videos së publikuar në rrjetet sociale të skuadrës së ish-mbrojtësit të PAOK në Selanik. Po edhe Enea kontribuon, në një sezon shumë lart për një ekip kaq të vogël në gadishullin iberik.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us