VIDEO/ Lushnja tregon “dhëmbët” në shtëpi, “shtyp” Apoloninë për “Play-Off”-in

LUSHNJA – APOLONIA  2 – 1 (Kamissoko 36′, Kaçanolli 50′, Maksuti 70′)

Ndeshja: 

Është mbyllur me shifrat 2-1 sfida e sotme e Kategorisë së Parë. Lushnja i aka dalë të triumfojë përballë Apolonisë në “Roza Haxhiu”.

Për vendasit golat u shënuan nga Kamissoko në minutën e 36-të dhe nga Kaçanolli në minutën e 50-të. Apolonia nuk u dorëzua pas golit të dytë të pësuar dhe në minutën e 70-të rihapi sfidën.

Maksuti u “harrua” në zonë nga mbrojtësit kundërshtarë dhe tundi rrjetën, duke çuar shifrat nga 2-0 në 2-1. Fierakët gjetën sërish rrugën e rrjetës në minutën e 83-të, por anulohet për pozicion jashtë loje të lotjarit të Apolonisë dhe në këtë mënyrë rezultati mbetet i pandryshuar.

Në minutat e mbetura të dyja ekipet luftuan, po pa mundur të shënojnë gola të tjerë. Pas kësasj fitoreje Lushnja shkon në kuotën e 21 pikëve dhe ngjitet përkohësisht në vendin e 5-të. Ndërkohë nga ana tjetër Apolonia mbetet në kuotën e 15 pikë në vendin e 9-të.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Kontratë deri në vitin 2028, Ardian Ismajli transferohet në Torino

Kategoria e Parë: Java e 15-të

Stadiumi: “Roza Haxhiu”

Arbitër: Daniel Vrapi

Formacioni zyrtare:

Lushnja: Alimuçaj, Hida, Korreshi, Deliaj, Tabaku, Joti, Magani, Kamissoko, Ibrahim, Kouassi, Kaçanolli.

Apolonia: Bushi, Topi, Asllanaj, Trifoni, Hebeja, Repaj, Bejzade, Ndubuisi, Ayivi, Maksuti, Umejiego.

LIVE:

90+4′- Mbyllet 2-1 ndeshja mes Lushnjes dhe Apolonise. 

83′- Apolonia gjen sërish golin, por anulohet për pozicion jashtë loje të futbollistit të fierakëve. 

70′- Rizgjohet Apolonia. Fierakë ngushtojnë shifrat në 2-1. Maksuti mposht vendasit.

50′- Lushnja gjen golin e dytë. Magani jep një asist perfekt për Kaçanollin, ky i fundit mposht Bushin për 2-0. 

46′- Nis pjesa e dytë, Apolonia kërkon të shmangb humbjen.

45+2′- Mbyllet pjesa e parë, Lushnja udhëheq 1-0.

Lajme të tjera |  Trajneri vlerëson Mirlind Dakun: Sulmuesi më i mirë në Rusi, ka nivel të lartë

36′- Kaçanolli kroson siç duhet në zonë aty ku Kamissoko çon topin në fundin e rrjetës. Lushnja 1-0.

22′- Tension mes lojtarëve në fushën e lojës.

10′- Lushnja shfaqet sërish rrezikshëm, Kouassi rrëzohet në kufijtë e zonës.

5′- Lushnja krijon rastin e parë, Magani kroson në zonë dhe topi shkon afër shtyllës së portë së Bushit.

1’- Shkelmohet topi i parë në “Roza Haxhiu”, ekipet kërkojnë fitoren.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us