Rey Manaj po kalon një sezon të shkëlqyer me Sivassporin në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë edhe ditën e sotme në sfidën përballë Antalyaspor.
Sivasspori po udhëheq ndaj kundërshtarëve me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit. Në minutën e 75-të të takimit, Rey Manaj arriti të shënojë golin e dytë për Sivassporin.
Bashkë me golin e realizuar ditën e sotme, sulmuesi kuqezi arrin në kuotën e 11 golave në Superligën turke në 25 paraqitje të kryera me Sivassporin.
Goli i Manaj