VIDEO/ Mario Mitaj ‘përbindësh’ në Arabi, ylli i Kombëtares shënon SUPERGOL me Ittihad

Al Ittihad fitoi në ndeshjen e fundit në transfertë përballë ekipit nga Omani, Al Nasr. Skuadra e Ittihad ia doli që të triumfonte me rezultatin 1-4 në këtë sfidë miqësore.

Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj. Ky i fundit shënoi golin e dytë për ekipin e tij. Ishte minuta e 45-të kur shqiptari tundi rrjetën kundërshtari.

Pas një topi të marrë nga krahu i djathtë, Mitaj goditi me të majtën duke shënuar një gol mjaft të bukur, gjithë klas. Ky është goli i dytë i 20-vjeçarit për këtë sezon, i cili ka asistuar edhe 4 herë të tjera.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Italia për turp, Norvegjia e Haaland e “shpërbën” në Oslo

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us