VIDEO/ Mbappe fenomenal me hat-trick, Reali nuk fal në transfertë dhe marshon drejt titullit

Real Madridi ka nisur marshimin drejt titullit kampion në Spanjë. “Los Blancos” nuk kanë gabuar në transfertë duke mundur Valladolid me rezultatin bindës 3-0 në javën e 21-të të LaLigës.

Një ndeshje fantastike dhe ndoshta më e mira me fanellën e Realit për Kylian Mbappe. Ylli francez ishte ai që siguroi tre pikët në këtë takim duke arritur të realizojë hat-trick me madrilenët.

Fitorja e sotme e mban skuadrën e Ancelottit në krye të renditjes me 49 pikë të grumbulluara, katër më shumë se Atletico ndjekës dhe +10 nga Barcelona e vendit të tretë.

Lajme të tjera |  Mbi 1 milionë euro në sezon, Ardian Ismajli arrin akordin me ekipin e Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us