VIDEO/ Mbrëmje magjike! Interi eliminon Bajernin dhe “peshkon” Barcelonën në gjysmëfinalet e Champions-it

Interi eliminon Bajernin dhe “peshkon” Barcelonën në gjysmëfinalet e Champions-it
FT INTER-BAJERN MYNIH 2-2

Lautaro Martinez 58′, Pavar 61’/ Kejn 52′, Dajer 76′

KOMENTI LIVE: 

90+5′ Myler “flirton” me golin e tretë, vendimtare ndëhyrja e Zomer (VIDEO) 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

76′ GOOOOL BAJERN 2-2/ Rihapet sfida, Dajer shënon me kokë nga një këndi i vështirë, duke surprizuar portierin Zomer. (VIDEO) 

75′ Zomer i mohon golin Olises, ndërhyrje vendimtare e portierit zikaltër. (VIDEO)

61′ GOOOOOL INTER 2-1/ Përmbysje dramatike, Pavar shënon me kokë pas harkimit nga këndi. (VIDEO) 

58′ GOOOOL INTER 1-1/ Çmenden në festë zikaltrit, Lautaro Martinez gjen golin e barazimit (VIDEO) 

54′ Interi provon të kundërpërgjigjet me Turam, por gjuajtja e tij ishte qëndrore duke u ndalur nga portieri. (VIDEO) 

Lajme të tjera |  VIDEO/ Barcelona kompleton “remuntadën”, katalanasit shkojnë +7 nga Reali

52′ GOOOOL BAJERN 0-1/ Shtangen italianët, Kejn kalon në avantazh skuadrën e Kompani. (VIDEO) 

50′ Shpëton për mrekulli porta e Bajernit, tentativa e Dimarkos, ndalet nga portieri shumë pranë shtyllës. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

36′ Rrezikshëm Bajerni në dy momente me Myler dhe Sane, por e vëmendshme mbrojtja e Interit, që mban portën e paprekur. (VIDEO) 

33′ Pranë golit Interi, Çalhanoglu lëshon një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

29′ Drithërima në portën e gjermanëve, Interi “flirton” me golin e avantazhit. Turam zgjatet po nuk arrin ta devijojë topin drejt rrjetës pas prekjes së Açerbit (VIDEO) 

20′ Rivalitet i ashpër në mesfushë, Interi provon të surprizojë me kundërsulme, gjermanët shfaqen më kërkues.

Lajme të tjera |  Mund t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, Anthony Caci kërkohet nga klubi i Premier League

12′ Minuta të mira për Bajernin që ushtron presion në portën e Zomer, por vendimtare ndërhyrja e Bastonit, i cili i heq në momentet e fundit topin nga këmba futbollistit Olise.

9′ Rrezikshëm Interi me Dimarkon, tentativa e mbrojtësit me të majtën ishte qëndore duke shkuar drejt e në duart e portierit. (VIDEO) 

3′ Dueli nis i zjarrtë me të dyja skuadrat që kërkojnë të surprizojnë. Fantastik Pavar që ndal një gjuajtje të rrezikshme të Olise, duke e dërguar topin në këndore. (VIDEO) 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us