VIDEO/ Mbyllet sfida në Ballsh, Bledi Shkëmbi rikthehet me fitore tek Tirana

BYLIS-TIRANA 0-3 (Ernest 37′, Ndreca 61′, Rafa Silva 90+7′)

Është mbyllur takimi i parë i javës në Superiore. Në Ballsh fitues ka dalë Tirana me rezultat 0-3. Bledi Shkëmbi merr fitoren e parë në rikthim.

Bardheblutë kanë kryer kthesën e shumëkërkuar. Më në fund, kryeqytetasit marrin pikët jhetike që aq shumë duheshin për të thyer akullin. Sfida ndaj Bylisit përveç golave rezervoi dhe kartonë të shumtë, madje dy të kuq.

Bylis-Tirana ishte një takim i gjallë në pjesën e dytë, ndërsa pjesa e parë ishte shumë e vakët. Në 45 minutat e para nuk pati shumë raste konkrete nga të dyja skuadrat. Megjithatë Ernest gjeti golin e avantazhit me të dytin rast që pati. Në momentin e parë tek-e-tek me Hasanbellin nuk ia doli dot, po në episodin e golit pak minuta më pas nuk gaboi. Po ky lojtar i pati shënuar Bylisit në Kupë, duke i kthyer të kuqtë në shënjestrën e preferuar. Meritë tek shënimi pati dhe spanjolli Soler me vizionin në pasim.

Në fund dy debutuesit Vera dhe Silva kombinuan bukur dhe arriti golin Silva nga asistimi i ish-it të Ferencvaros.

Bylisi për asnjë moment nuk rrezikoi aq seriozisht sa për të shënuar në portën kundërshtare. Pas kartonit të kuq të Camara që shpëtoi ndoshta golin e tretë, sfida u bë dhe më e pamundur. Autori i golit të parë të ndeshjes pati marr të kuq për një të shtyrë disa minuta më parë.

Lajme të tjera |  13.5 milionë euro, klauzolë largimi dhe bonus extra për firmën, zbulohen DETAJET e kontratës 4-vjeçare të Mirlind Dakut

Në fund, të dy ekipet e mbyllën me nga një lojtar më pak. Shkëmbi sjellë kështu fitoren që mungonte që prej takimit me Bylisin në fakt. Këtë sezon ballshiotët kthehen në prenë e preferuar të Tiranës.

Superiore: Java e 22-të

Stadiumi: “Adush Muça”

Arbitër: Ermis Çelaj

Formacionet zyrtare:

Bylis: Hasanbelli, Bruno, Camara, Ruci, Malomo, Ofori, Berko, Peralta, A. Përgjoni, Abazaj, Ilieski, Trajner: Nevil Dede

Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Soler, Prengaj, Silva, F.Përgjoni, Ndreca, Ernest, Kola, Zharmouni, Trajner: Bledi Shkëmbi

LIVE:

90+7′- Mbyllet takimi në “Adush Muça”. Ballshiotët humbasin 0-3 ndaj Tiranës.

90+7′- Rafa Silva mbyll kapitullin. Debutuesi shënon të tretin me portën bosh.

Goli i tretë i Tiranës

90′- Akordohen 7 minuta plus.

88′- Zharmouni nuk realizon dot. Për pak sa nuk vjen goli i trefishimit të rezultatit.

73′- Tjetër karton në Ballsh, të dyja skuadrat me nga 10 lojtarë. Zharmouni po shkonte drejt portës, McCarthy e ndërpret dhe ndëshkohet. Camara po ashtu merr të verdhë.

71′- Faull ndaj spanjollit Soler.

Soler

66′- Arbitri shikon në VAR shtyrjen e numrit 24 të Tiranës. Autori i golit të parë ndëshkohet me të kuq dhe i tregon tifozëve shenjën e 2 golave.

Rasti i kartonit të kuq

61′- Ndreca gjen golin e dytë të Tiranës. Pas një faulli dhe devijim topi, ndëshkohet porta e Bylisit.

Goli i dytë i Tiranës

56′- Proteston Nevil Dede për një faull dhënë kundër Bylisit.

VIDEO/ Mbyllet sfida në Ballsh, Bledi Shkëmbi rikthehet me fitore tek

Nevil Dede

50′- Tirana në sulm për golin e dytë. Bardheblutë nuk ndalen me Ernest.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Elbasani shton kualitetin në mesfushë, ish-i i Partizanit vishet verdheblu

Tirana

45′- Nis pjesa e dytë në Ballsh. Bylisi në sulm për të gjetur golin e barazimit.

45+1′- Mbyllet pjesa e parë në “Adush Muça”. Tirana në avantazh të 1 goli.

45′- Jepet vetëm 1 minutë ekstra.

40′- Përgjoni provon portën nga goditja standarde, topi shumë mbi kuadrat.

37′- Ernest kësaj radhe nuk gabon ndaj Hasanbelli. Sulmuesi gjen golin e parë në Superiore dhe të dytin pas Kupës.

Goli i Ernest

33′- Dembele bllokon Berkon dhe shpëton një gol të sigurt.

30′- Emanuel Ernest përfiton një top të gjatë, lojtari bardheblu shpërdoron daljen e portierit.

Rasti i Ernest

21′- Faull tjetër i Berkos në sulm. Dyluftim i vazhdueshëm me Dembelen.

19′- Të kuqtë nisen për sulm, Berko sipas gjyqtarit shkakton faull ofensiv. Tifozët nuk e aprovojnë

Faulli në sulm i Berkos

17′- Peralta dëmtohet paksa në një kundërsulm të ballshiotëve që humbi efikasitetin.

VIDEO/ Mbyllet sfida në Ballsh, Bledi Shkëmbi rikthehet me fitore tek

Peralta

13′- Hasanbelli dhuron show me driblimet. Sulmuesit e Tiranës hutohen dhe nuk ia rrëmbejnë dot topin.

Driblimet e portierit të Bylisit

10′- Krosim i thejshtë nga Tirana, vetëm rivënie fundore për Bylisin.

VIDEO/ Mbyllet sfida në Ballsh, Bledi Shkëmbi rikthehet me fitore tek

Bledi Shkëmbi

5′- Berko godet, Selmani pret.

Goditja e Berkos

2′- Goditja e parë e këndit për Tiranën.

1′- Nis takimi në Ballsh. Tirana kërkon kthesën, me Bylisin që nuk toleron në fushën e vetë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us