VIDEO/ “Me ke thënë do të të bëj masazh”, MOMENTI kur studentja në LOT i drejtohet profesorit shqiptar!

Rreth 27 studente kanë akuzuar profesorin e Fakultetit të Edukimit për ngacmim seksual.

Studentët protestuan në sallën ku ishte paraparë të mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Një studente u ballafaqua direkt me profesorin, i cili akuzohet për ngacmim seksual.

Pas kësaj deklarate të studentes, profesori dëgjohet duke bërë një telefonatë, ku tregon se i është bllokuar dalja nga Administrata Qendrore e UP-së.

Lajme të tjera |  Gripi i shpendëve, ç'ka ndodhur me pulat e ngordhura? Nuk dihet nëse janë asgjësuar

Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.

Xhevat Krasniqi pasi ka përfunduar deklarimin e tij, anëtarët e Këshillit të Etikës e kanë pyetur atë rreth vlerësimit që ka bërë në lëndën e tij dhe për disa prej deklaratave të studenteve që kanë raportuar ngacmimin.

Këshilli i Etikës ende nuk ka marrë një vendim për profesorin, që akuzohet për ngacmime seksuale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us