VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare merr karton të kuq në minutën e 11-të, skuadra e tij triumfon me 10 lojtarë dhe ngjitet në krye

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi, i cili është pjesë e Rijekës, ishte i pafat në duelin e ditës së djeshme ndaj Goricas.

25-vjeçari la skuadrën e tij me 10 lojtarë në minutën e 11-të, teksa u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.  

KARTONI I KUQ I SELAHIT: VIDEO 

Edhe pse në inferioritet numerik, Rijeka arriti të triumfonte me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Rukavina në minutën e 85-të. Një triumf i artë ky që e ngjit Rijekën përkohësisht në krye të renditjes me 29 pikë në 15 ndeshje, po aq sa Hajduku i vendit të dytë që ka dhe një ndeshje më pak.  

Lajme të tjera |  Ndryshimet e vlerave të futbollistëve të Kombëtares, zbuloni cili është i vetmi që ka mbetur në vend

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us