VIDEO / Mijëra karrige para Kapitolit, përgatitjet për inagurimin e Donald Trump drejt fundit

Mijëra karrige janë vendosur përpara godinës së Kapitolit, teksa përgatitjet për inagurimin e presidentit Donald Trump janë drejt fundit.

Inagurimi i Trump pritet të jetë një ndër më të mëdhenjtë të të gjitha kohërave, teksa politikanë, personazhe publike nga të gjitha fushat kanë marrë ftesë për të qenë të pranishëm jo vetëm nga SHBA por e gjithë bota.

Donald Trump do të betohet si presidenti i 47-të i SHBA në 20 Janar në Kapitol, Ëashinton DC. Kjo datë përkon me ditën përkujtimore të Martin Luther King Jr.

Eventi do të nisë me muzikë, teksa pas fjalimeve, presidenti Donald Trump dhe zëvendës presidenti JD Vance do të betohen mbi Bibël.

Lajme të tjera |  “Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të transformojë Dubain

Trump do të betohet duke vendosur dorën mbi një Bibël që ia ka dhënë nëna e tij në vitin 1955. Dhe më pas do të përdorë Biblën historike të përdorur për herë të parë në Inagurimin e Abraham Lincoln në vitin 1861.

I vetmi shqetësim për organizatorët është moti tepër i ftohtë në Uashington DC.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us