VIDEO/ Milan “ZOT” për Interin, kuqezinjtë gjunjëzojnë Asllanin me shokë dhe shkojnë në finalen e Kupës

Milan ka triumfuar përballë Interit, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë. Pas sfidës së parë që përfundoi 1-1, kuqezinjtë ia dolën që të fitonin ndeshjen e sotme me rezultatin 0-3.

Dygolëshi i Luka Jovic dhe rrjeta e tundur nga mesfushori holandez, Reijnders, i dhanë fitores Milanit dhe kualifikimin në finale. Minuta në këtë sfidë kishte edhe për Kristjan Asllanin, i cili ishte titullar dhe qendroi në fushë deri në minutën e 53-të.

Tashmë Milan shkon në finalen e Kupës së Italisë, teksa pret rivalin. Vendi tjetër i finalistit i përket Empolit ose Bolognas, por këta të fundit janë më të favorizuar pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë.

Goli i Luka Jovic (1)

Goli i Luka Jovic (2)

Lajme të tjera |  VIDEO/ Familjarët e Diogo Jotës shpërthejnë në LOT pasi identifikojnë trupat e dy ish-futbollistëve!

Goli i Reijnders

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us