VIDEO/ Milot Rashica MBRESËLËNËS në Europa League, sulmuesi shqiptar i shënon përsëri gjigantit spanjoll

Milot Rashica nuk ka të ndalur ditën e sotme në Europa League. Besiktas po fiton momentalisht 2-1 përballë Athletic Bilbao, sfidën e vlefshme për raundin e 7-të të Ligës së Europës.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptari ai që shënoi të dy golat për të tijët. Të parin e shënoi në minutën e 17’, me një predhë me të djathtën.

Ndërsa për golin e dytë mendoi në minutën e 60-të. Ishte përsëri portugezi Rafa Silva ai që asistoi për sulmuesin e Kosovës, me këtë të fundit që dërgoi topin në fundin e rrjetës.

 

Lajme të tjera |  Pa trajner dhe drejtor sportiv, zbulohet kur Tirana nis përgatitjet për sezonin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us