VIDEO/ Mitaj fiton trofeun e parë në karrierë, Al Ittihad shpallet kampion i Arabisë Saudite

Al Ittihadi është shpallur kampion i Arabisë Saudite ditën e djeshme në fitoren ndaj Al Raed me shifrat 3-1 në transfertë. Ekipi i Mario Mitaj siguroi titullin kampion pak javë përpara përfundimit të kampionatit.

Vendasit shënuan të parët në këtë takim me Gonzalez, por përgjigja e “tigrave” erdhi brenda pjesës së parë. Bergëijn dhe Danilo Pereira përmbysën shifrat, ndërsa golin përfundimtar e shënoi Al Oboud në fillimin e pjesës së dytë.

Mario Mitaj u aktivizua në këtë takim për 90 minuta të plota. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, fitoi mbrëmjen e djeshme trofeun e tij të parë në karrierë në moshën 21-vjeçare.

Lajme të tjera |  Korri sukses te Juventusi, trajneri 57-vjeçar gjithmonë e më pranë paniknës së Romës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us