VIDEO/ Mjafton 1 gol, Arsenal fiton derbin e Londrës së Veriut ndaj Tottenham dhe ndjek nga pas City-n

Arsenal ka triufmuar në transfertë përballë Tottenham në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Premier League. Supersfida me plot emocione dhe spektaklët përfundoi 0-1 në favor të “Topçinjve”.

Golin e vetëm për këta të fundit dhe të vetmin e sfidës, e shënoi qendërmbrojtësi brazilian, Gabriel. Ky i fundit përfitoi nga një krosim i Saka dhe me një goditje me kokë, ia doli të dërgonte topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 10 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, me 2 pikë më pak se City kryesues. Në krahun tjetër, pas 4 javësh kampionat, Tottenham mbetet në vendin e 13-të me 4 pikë.

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Etapë e re zhvillimi, Teuta prezanton presidentin e ri të klubit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us