VIDEO/ Mjafton dyshja Pulisic – Gimenez, Milan merr 3 pikë të lehta në transfertë përballë Venezias

Milan ka triumfuar në transfertë përballë Venezias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Pierluigi Penzo”, përfundoi 0-2.

Në fillim ishte Christian Pulisic ai që gjeti rrugën e rrjetës për Milanin. Sulmuesi amerikan shënoi që në minutën e 5-të. Ndërsa për golin e dytë, mendoi Santiago Gimenez, duke tundur rrjetën në të 96-tën.

Me këtë fitore, Milan mbetet në vendin e nëntë me 54 pikë, 6 më pak se Bologna e vendit të katërt, por këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak. Ndërsa Venezia me 25 pikë, mban vendin e 19-të.

Goli i Pulisic

Goli i Gimenez

 

Lajme të tjera |  Qëndrim apo ngjitje në Kategorinë e Parë? Luhet sot sfida tjetër e “Play-Out”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us