Kukësi ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për sezonin e ardhshëm. Skuadra verilindore ka arritur të mposhtë ditën e sotme Orikun me rezultatin minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë përballje për Kukësin e ka shënuar Danaj nga pika e bardhë e penalltisë që në pjesën e parë. Oriku kërkoi të reagonte në disa raste, por nuk mundi dot të luftojë Kukësin.
Kjo fitore i siguron verilindorëve qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për sezonin tjetër. Ndërsa ditën e nesërme do të zhvillohet përballja mes Kastriotit dhe Luzit se kush do të jetë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.