VIDEO/ Mjafton goli i Ousmane Dembele, PSG nis vitin 2025 me trofe

Paris Saint-Germain ka fituar përballë Monacos në sfidën e vlefshme për Superkupën e Francës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Stadium 974” në Doha, përfundoi 1-0 në favor të PSG-së.

Ishte Ousmane Dembele ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide, i cili rezultoi vendimtar. Pas një aksioni të rrjedhshëm, Dembele mori një pasim mjaft të bukur nga Fabian Ruiz, duke dërguar topin në rrjetë.

Një fitore e rëndësishme që i jep kështu parizienëve trofeun e parë për vitin 2025. Kujtojmë që Paris Saint- Germain, së bashku me trofeun e sotëm shkon në numrin e 13 Superkupave të fituara.

Lajme të tjera |  Kush është në stadium/ Nga kreu i SPAK, Altin Dumanit, tek Andi Bushati, Baton Haxhiu dhe motrat Vjollca!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us