VIDEO/ Mjafton goli i talentit spanjoll, Real Madrid “likuidon” Juventusin dhe shkon në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

Real Madrid ka triumfuar përballë Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Botërorit të Klubeve. Sfida e zhvilluar në “Hard Rock Stadium”, përfundoi 1-0.

Ishte talenti spanjoll, Gonzalo Garcia, ai i cili shënoi golin e vetëm për Realin dhe të vetmin e sfidës. Sulmuesi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 54-të të sfidës, pas një topi të marrë ngë Alexander-Arnold.

Kështu, Reali shkon në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve. “Los Blancos” do të përballen në finale me një mes Borussia Dortmund ose Monterrey, të cilët ndeshen nesër në orën 21:00.

Goli i Gonzalo Garcia

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Klubi i prish kontratën, ish-i i Partizanit ZYRTARISHT del lojtar i lirë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us