VIDEO/ Mjafton vetëm Darmian për Interin, Asllani me shokë mposhtin Venezian

Interi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Venezias në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i këtij takimi erdhi nga Matteo Darmian në pjesën e parë.

Për zikaltrit në këtë takim u aktivizua Asllani si titullar, i cili bëri një paraqitje mjaft pozitive duke u vlerësuar me notën 7.3 nga “Sofascore”.  Pas një topi të gjatë në mënyrë perfekte të nisur nga Kristjan Asllani për Lautaro Martinez, goditja e argjentinasit u prit nga portieri, me Darmian që nuk e kishte të vështirë të realizonte golin.

Me tre pikët e marra sot në transfertë, Interi ngjitet në vendin e dytë me një pikë larg Napolit kryesues, por me një ndeshje plus për të luajtur. Nga ana tjetër, Venezia e sheh veten në vendin e parafundit të klasifikimit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pritja merr fund, gjiganti gjerman mbetet pa trajner

Goli i Darmian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us