Mbrëmjen e djeshme, luftëtari shqiptar Arijan Topallaj është përballur me Denis Frimpong në garën ekstreme në kafaz. Përballja e MMA në “Oktagon” nuk ka shkuar aspak mirë për 26-vjeçarin shqiptar.
Topallaj ka humbur vetëdijen mbrëmjen e djeshme në dyluftimin ndaj ganezit. Djaloshi shqiptar u mund me nokaut teknik dhe u detyra të dërgohej në spital duke dalë nga ringu me barelë.
Por për fat të mirë, raportohet se gjendja e Arijan Topallajt të jetë e stabilizuar. Frimpong zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe të fortë kundrejt luftëtarit shqiptar, ku si pasojë ky i fundit humbi dhe ndjenjat.