Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe njëkohësisht ish-bashkëshortja e Ilir Metës ka publikuar disa pamje teksa stërvitet në palestër.
Kryemadhi ka shpërndarë në Instagram një video ku shihet në palestër, por jo si zakonisht që mund të shohim një grua në ato ambiente, por kësaj rradhe me doreza boksi.
Krahas videos Kryemadhi bën apel që më 11 maj të votohet për Ilir Metën.
“Me 11 Maj e dini vet ju! Voto Ilir Metaj”, shkruan Monika Kryemadhi.
Kohët e fundit, Kryemadhi ka dalë hapur në mbështetje të ish bashkëshortit të saj për në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse ata janë në një proces divorci.
Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024 pasi po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit, ndërkohë SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.