VIDEO/ Morata “gjahtar” goli, spanjolli gjen rrjetën e parë për Galatasarayn ndaj ekipit të shqiptarit

Ishte vetëm paraqitja e dytë pas largimit nga Milani për Alvaro Moratën për skuadrën e Galatasarayt, ku sulmuesi i kombëtares spanjolle është bërë protagonist në Kupën e Turqisë.

Skuadra verdhekuqe arriti të marrë një fitore në transfertë ndaj Bolusporit të Dean Liços me shifrat 4-1. Alvaro Morata arriti të realizojë golin e tij të parë me skuadrën e Galatasarayt, në një sfidë të fituar me lehtësi.

Sulmuesi spanjoll u gjend në një pozicion brenda zonës së rreptësisë, duke arritur të mposhtë lehtësisht skuadrën kundërshtare. Përsa i përket Dean Liços, ish-mesfushori i Skënderbeut dhe Partizanit zhvilloi një ndeshje të plotë për Bolusporin për 90 minuta.

Goli i Alvaro Moratës

Lajme të tjera |  Anglia “pushton” Evropën, dërgon 6 ekipe në Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us