VIDEO/ Muriqi nga “ferri në parajsë”, sulmuesi i Kosovës protagonist në ndeshjen ndaj Kumbullës

Mallorca ka mposhtur Espanyolin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së 28-të të LaLigës. Protagonist për ekipin fitues ditën e sotme u bë Vedat Muriqi me një sërë episodesh ndaj skuadrës së Marash Kumbullës.

Fillimisht, Espanyol gjeti avantazhin në këtë takim me sulmuesin e Kosovës që shënoi autogol. Pas dhjetë minutash u akordua një 11-metërsh për vendasit, Muriqi e mori përsipër por pa arritur të shënojë.

Mallorca arriti të gjejë barazimin me Asanon dy minuta pas në këtë takim. Ndërsa në minutën e 97-të të takimin, Muriqi i dha fitoren skuadrës së tij falë një tjetër penalltie, që kësaj radhe e shënoi.

Goli i Muriqit

Lajme të tjera |  Lecce rrezikon rënien, Ramadani: Asgjë nuk është e pamundur, ne nuk shkojmë në fushë për të humbur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us