Napoli ia ka dalë në mënyrën më të mirë të mundshme kundër Torinos në javën e 34-të. Të besuarit e Antonio Contes nuk patën probleme ndaj torinezëve, duke e hipotekuar 3 pikët që në pjesë e parë.
“Heroi” për napolitanët ishte McTominay, autori i dy golave. Ish-lojtari i Manchester United edhe pse nuk është një sulmues, këtë sezon e ka “nuhatur” shpeshë rrugën e rrjetës.
Aktualisht Napoli grumbullon 74 pikë, 3 më shumë se Interi. 4 ndeshjet e mbetura për ekipin ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar nga Kosova Amir Rrahmani drejt “kurorëzimit” në Serie A do të jenë karshi Lecces, Genoas, Parmës dhe Cagliarit.