VIDEO/ Napoli këmbëngul për titullin, mjaftoi një gol që të barazojë Interin në renditje

Napoli arrin një fitore të rëndësishme ditën e sotme ndaj Monzës me rezultatin 1-0 falë golit të vetëm të McTominay. Skuadra e Antonio Contes kërcënon ndjeshëm në klasifikim Interin.

Me këtë fitore, Napoli është i dyti me 71 pikë të grumbulluara, me po aq sa Interi. Ekipi zikaltër ka një ndeshje më shumë për të luajtur, të cilën do ta zhvillojë nesër përballë Bolognas.

Raspadori shërbeu në zonë në mënyrë perfekte për mesfushorin skocez, i cili arriti të gjejë rrjetën me kokë duke marrë për dore Napolin në garën për titull.

Lajme të tjera |  Huliganët serbë e goditën me karrige në Beograd, Bekim Balaj porosi futbollistëve: Qëndroni gjakftohtë për objektivin Botëror

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us