Dinamo është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë pas një ndeshje të çmendur me 7 gola me Vllazninë
Blutë kaluan në avantazh me Mandelën në të 17-ën dhe Zabërgja dyfishoi shifrat në të 36-ën. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Kahrimanoviç realizoi në të 86-ën dhe shkodranët shpresuan se mund të barazonin por nuk patën më forca për shënuar. Kështu merr fund ëndrra e Vllaznisë për trofeun e Kupës.
DINAMO 4-3 VLLAZNIA
17′, 49′ Mandela, 36′, 59′ (p) Zabërgja / 71′ Gruda, 79′ Balaj, 85′ Kahrimanoviç
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-3 të Dinamos.
90’+6’ Mandela e Çobaj ndëshkohen me të verdhë pas një përplasje.
90’+4’ Bajrami nga e majta harkon në zonë, Teqja kontrollon topin. (VIDEO)
90’ Jepen 6 minuta shtesë.
90’ Maliqi ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje.
88’ Vila, Dita dhe Maliqi hyjnë në fushë në vend të Karamba, Qefaliajt dhe Zabërgjës në radhët e Dinamos.
85’ GOOOL VLLAZNIA 4-3 / Harkim nga e djathta në zonë, Kahrimanoviç gjen rrjetën me një kthesë të shpejtë. (VIDEO)
79’ GOOOL VLLAZNIA 4-2 / Harkim perfekt i Kahrimanoviç në zonë për Balajn i cili me kokë shënon një tjetër gol për shkodranët. (VIDEO)
77’ Mensah ka mundësinë të rrezikojë me një gjuajtje me kokë, por çon sferën jashtë me tentativën e tij (VIDEO)
75’ Balaj përplaset me tifozët e skuadrës së vet, duke iu kundërvënë disa prej tyre në tribunë pasi këta të fundit shanë Stojanoviç. (VIDEO)
72’ Stojanoviç lë fushën e lojës për t’i bërë vend Bajramit.
71’ GOOOL VLLAZNIA 4-1/ Top në thellësi të cilin Rufati nuk e kontrollon dhe Gruda përfiton, duke dalë para Teqjes dhe mposhtur atë. (VIDEO)
68’ Bregu merr vendin e Nanit në radhët e Dinamos.
66’ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Meksit.
65’ Lorran i lë vendin në fushë Gudiabit në radhët e Dinamos.
62’ Mandela lëshon një tjetër gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës, këtë herë Jukaj devijon.
62’ Qato dhe Deliu i lënë vendin në fushë Kahrimanoviç dhe Grudës në radhët e Vllaznisë.
59’ GOOOL DINAMO 4-0 / Zabërgja nuk gabon nga pika e bardhë. (VIDEO)
58’ Penallti për Dinamon! Jukaj gabon daljen ndaj Mandelës me faull. (VIDEO)
56’ Mala dhe Aliji ndëshkohen me karton të verdhë për një përplasje mes të dyve.
55’ Menjëherë situata zhvendoset në anën tjetër, ku Mandela i vetëm gjuan por gjen përgjigjen e Jukajt i cili devijon në këndore. (VIDEO)
54’ Mensah ka mundësinë në zonë të gjuajë në portë, por Teqja e ndal në mënyrën e duhur.
49’ GOOOL DINAMO 3-0/ Nani niset në të djathtën, pasimi i tij në zonë është për Mandelan i cili nuk gabon dhe shënon golin e tretë për blutë. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë. Dodaj dhe Jago ngelin në dhomat e zhveshjes, në lojë futen Mensah dhe Çoba.
45’+3′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës me avantazhin e dyfishtë të Dinamos!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43’ Qato nxjerr një top të gjatë për Dodaj, Teqja del jashtë portës dhe largon rrezikun. (VIDEO)
36’ GOOOL DINAMO 2-0/ Dalje e gabuar nga Jukaj, Zabërgja përfiton nga mundësia për të dyfishuar shifrat. (VIDEO)
35’ Ndërhyn ndaj Zabërgjas, Jago ndëshkohet me karton të verdhë.
31’ Mandela depërton në zonë, gjuan me të majtën por topi përfundon jashtë. (VIDEO)
28’ Mala gjuan sërish nga këndorja, Stojanoviç e gjen topin por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin e Teqjas. (VIDEO)
26’ Mala harkon nga këndorja, Vllaznia pretendon për penallti. Pamjet tregojnë të kundërtën, që nuk ka prekje me dorë në zonë. (VIDEO) (VIDEO)
24’ Jago harkon një top drejt zonës, Aliji e largon sferën që po shkonte drejt Deliut. (VIDEO)
17’ GOOOL DINAMO 1-0/ Kundërsulm i rrezikshëm, Zabërgja pason për Mandelën, ky i fundit mposht Jukajn dhe gjen rrugën e rrjetës. (VIDEO)
11’ Dalje e shpejtë nga Dinamo, Nani harkon, por Stojanoviç bën detyrën dhe largon rrezikun nga zona. (VIDEO)
10’ Mala harkon nga goditja e këndit dhe gjen Balajn në zonë i cili godet me kokë. Topi ndalet nga Zabërgja dhe më pas shkon në duart e Teqjas.(VIDEO)
8’ Dinamo tenton kundërsulmin, por goditja e Meksit ndalet nga Repaj. (VIDEO)
4’ Jago pason për Dodajn, ky i fundit gjuan me kokë dhe topi shkon në duart e Teqjas. (VIDEO)
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Rufati, Hoxha, Aliji, Meksi, Meksi, Karamba, Qefalija, Tiago, Zabërgja, Itodo.
Trajner: Ilir Daja
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Stojanoviç, Repaj, Jago, Krymi, Qato, Deliu, Mala, Dodaj, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç