VIDEO/ Ndodh gjithçka në përballjen Dinamo-Vllaznia, por pa fitues! Gjyqtari kryesor nuk kursehet me kartonë të kuq

Dinamo 0 – 0 Vllaznia

Nuk ka fitues në sfidën mes Dinamos dhe Vllaznisë për javën e 25-të të Superiores, por ka kartonë të kuq. Tre kartonë të kuq dolën nga xhepi i gjyqtarit Bajramaj, një për kryeqytetasit dhe dy për shkodranët.

Vllaznia vijon të qëndrojë e dyta pas Egnatisas me 4 pikë larg tyre, ndërsa Dinamo kalon Partizanin me një pikë dhe ngjitet në vendin e tretë.

81’ Super Aldo Teqja, Mensah humb shansin tek për tek

76’ Dëmtohet Dodaj, sulmuesi i Vllaznisë del me barelë nga fusha e lojës

58’ Vllaznia ndëshkohet sërish me të kuq, kësaj radhe Yago

47′- Vllaznia ndëshkohet me karton të kuq. Bajrami ndërhyn keq ndaj Zabërgjës jashtë zonës së rreptësisë.

Lajme të tjera |  Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Kartoni i kuq i Vllaznisë

46’ Nis pjesa e dytë

45+2’ Përfundon pjesa e parë

45’ Akordohen 2 minuta shtesë

45’ Mala provon një goditje, por jashtë kuadratit

43’ Karton i verdhë për Ildi Grudën

29’ Gruda dhe Sala shpërdorojnë dy mundësi të mira 

23’ Dinamo me një lojtar më pak, Karamba ndëshkohet brenda pak minutash me dy kartonë të verdhë

16’ Nani provon të futet rrezikshëm në zonë, por Jukaj e ndalon duke dalë nga porta

9’ Teqja ndal Vllazninë me një pritje

1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”

Superiore: Java 25

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër: Kreshnik Bajramaj

Formacionet zyrtare:

DINAMO: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Maliqi, Karamba, Tiago, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran, Toli. Trajner: Ilir Daja

Lajme të tjera |  U largua nga Laçi, por jo nga Superiorja, ish-i i Partizanit “fut në sherr” ekipet e kryeqytetit

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Mala, Dodaj, Jago, Stojanoviç.Trajner: Tomas Brdariç

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us