Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u sulmua nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, teksa ai mbajti një fjalim mbi krizën në vend.
Të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv teksa lideri izraelit fliste.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud se lufta ishte larg përfundimit. Pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një ndalesë, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit