VIDEO/ Neymar i ‘pushtuar’ nga trishtimi, ylli brazilian lë fushën i dëmtuar me Santosin

Mesa duket Neymar Junior po shkon drejt fundit të karrierës së tij. Kjo gjë u pa në ndeshjen e fundit të Santosit sot në orët e para të mëngjesit përballë Atletico Miniero në kampionatin brazilian.

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së u detyra të linte fushën e lojës pranë minutës së 35-të për shkak të një dëmtimi. I pushtuar nga trishtimi dhe me lot në sy, 33-vjeçari brazilian u shoqerua nga stafi mjekësor dhe makina e fushës së blertë.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të radhës për Neymar, por pritet të bëhet e ditur nga Santosi në një komunikim zyrtar. Pasi ndenji për 3 ndeshje jashtë për shkak dëmtimi, Neymar u rikthye të luante ndeshjen e parë si titullar, por e njëjta histori për yllin brazilian.

Lajme të tjera |  “Besojmë deri në frymën e fundit”, Moriero pas fitores me Dinamon: Një episod vendos gjithë sezonin, ju tregoj pse isha në tribunë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us