VIDEO/ Nga “engjëll në djall”, Elseid Hysaj lë në “baltë” Lazion

Elseid Hysaj padiskutim është protagonistë kryesorë i sfidës mes Empolit dhe Lazios. Mbrojtësi i Kombëtares ka lënë fushën e lojës në minutën e 76-të të takimit.

Kjo pasi shkodrani mori kartonin e dytë të verdhë, duke u ndëshkuar kështu me të kuq. Fillimisht u ndëshkua në minutën e 66-të dhe vetëm pas 10 minutash bëri një tjetër ndërhyrje të gabuar, duke marrë edhe kartonin e dytë dhe duke lënë fushën e lojës.

Në këtë mënyrë, Lazio mbetet me 10 lojtarë dhe barazon Empolin me numrin e futbollistëve në fushë, pasi në pjesën e parë toskanët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Colombo.

Ndërkohë gjithashtu vlen të theksohet se Hysaj që në sekondën e 50-të të fillimit të ndeshjes asistoi për Dai, me këtë të fundit që shënoi për të kaluar Lazion në avantazh.

Lajme të tjera |  “Grupi im vjen i lodhur pas 120 minutave në Kupë”, Edlir Tetova: Nuk kam ndonjë preferencë në finale, e rëndësishme të mundim Partizanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us