VIDEO/ Nisje e shkëlqyer e takimit, Kumbulla kalon ekipin e tij në avantazh ndaj Sevillas

Takimi mes Sevillas dhe Espanyol ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën.

Mbrojtësi kuqezi ka arritur të realizojë golin që ka zhbllokuar shifrat e këtij takimi që në minutën e 15-të. Kumbulla e ka nisur këtë takim si titullar për Espanyolin duke arritur dhe të shënojë.

Goli përballë Sevillas është i dyti për 24-vjeçarin në LaLiga në 19 paraqitje duke llogaritur dhe këtë të sotmen.

 

Lajme të tjera |  FOTO/ I ndërprenë para kohe kontratën, reagon për herë të parë Albion Marku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us