VIDEO/ Nuk ka fitues në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët e kartonët

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi në barazim me rezultatin 0-0.

Një ndeshje e vakët, me skuadrat që krijuan shumë pak raste shënimi gjatë 90 minutave lojë. Në këtë mënyrë, dy ekipet ndajnë pikët duke bërë paqe me njëra-tjetrën, por edhe kartonët, nga dy të verdhë për secilin ekip.

Me këtë barazim, Tirana shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mbetet në vendin e 7-të. Në krahun tjetër, me 14 pikë, korçarët mbeten në vendin e parafundit.

Skënderbeu 0 – 0 Tirana

Superiore: Java 16
Stadiumi: “Skënderbeu”
Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:
Skënderbeu:
 Alia, Doka, Dwumfour, Vaskez, Zenullari, Janaqi, Rabiu, Çuçka, Yuri, Rashica, Bismarck. Trajner: Ernest Gjoka.
Tirana: Selmani, Isuf, Kola, Mici, Përgjoni, Jonuzi, Soler, Ismajli, Abah, Bajroviç, Haxhiu. Trajner: Gugash Magani.

Lajme të tjera |  PAMJE TË TMERRSHME/ Ndërhyrja e Donnarummas fatale, Jamal Musiala pëson dëmtimin “HORROR”

LIVE:

83′ Tirana i afrohet golit, goditja e Jonuzit përfundon mbi portë
81′ Selmani bën heroin, sulmuesi i skëndërbeut humbet rastin e pastër
52′ Yuri godet nga distanca, Selmani reagon mjaft mirë.

51′ Jorgji ndëshkon me karton të verdhë Selmanin.
25′ Rast i mirë për Tiranën, Bajrovic nuk ia del të finalizojë.


1’ Nis sfida në stadiumin e Korçës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us