VIDEO/ Odise Roshi fantastik në Turqi, “rraketa” kuqezi gatuan golin e rradhës

Odise Roshi është protagonist në sfidën që Erzurumspor FK po zhvillon në transfertë ndaj Amedsport. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 30-të të ligës së dytë turkë.

Skuadra ku luan “rraketa” kuqezi ka kaluar në avantazh në minutën e 27-të. Roshi dhuroi asistin perfekt për shokun e skuadrës, me Teklic që shëno më pas nga distance, duke mposhtur kështu kundërshtarët.

Kujtojmë se ky është asisti numër 5 në 26 ndeshje që fieraku ka zhvilluar në Turqi. Gjithashtu ka shënuar edhe 7 gola, duke qenë vendimtar për ekipin e tij në këtë sezon.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largim me peshë nga Teuta, 24-vjeçari u jep lamtumirën durrsakëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us