VIDEO/ Odise Roshi nuk ndalet në Turqi, “rraketa” kuqezi tjetër gol në kampionat

Odise Roshi nuk ka të ndalur në Turqi. Ish-lojtari i Kombëtares ka gjetur ditën e sotme sërish rrugën e rrjetës.

Në minutën e 34-të të sfidës që Erzurumspor FK zhvilloi në shtëpi ndaj Genclerbirligi, Roshi barazoi shifrat 1-1. Një gol fantastik nga shqiptari, i cili nuk nguron të festojë edhe si Cristiano Ronaldo.

Fatkeqësist për të, skuadra e tij sot u mposht 2-1 dhe nuk mundi t’i dhuronte pikë ekipit turk. Por nga ana personale shkon në kuotën e 7 golave në këtë sezon, ku ka asistuar edhe në 4 raste të tjera.

Goli në ndeshjen e sotme vjen vetëm pak ditë pasi Roshi shënoi tripletë në ndeshjen e kaluar që Erzurumspor FK fitoi 7-0 ndaj Yeni Malatyaspor.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Kontratë deri në vitin 2028, Ardian Ismajli transferohet në Torino

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us