Bekim Balaj shënoi golin e vetëm të Vllaznisë, që barazoi dje 1 me 1 ndaj Elbasanit. Ishte minuta e 61-të, kur trajneri Brdariç vendosi të zëvendësonte kapitenin.
Ky moment solli irritim në shkallët e stadiumit. Balaj po largohej nga fusha e blertë dhe ndërkohë pasuan sharje në kor nga tifozët verdheblu.
Vllaznia po fitonte ndërkohë 0 me 1. Elbasani barazoi më pas dhe ndau pikët me Vllazninë në një rezultat që kënaq të dyja palët.
Largimi i Balajt dhe ofendimet: (VIDEO)